SHSKUK-ja blen tavolinën për të reduktuar referimet jashtë vendit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) ka blerë tavolinën për të reduktuar referimet jashtë vendit. Bëhet fjalë për një tavolinë që ishte bërë shkak që një repart i Klinikës Spinale të mos punonte fare për së paku dy vjet.
SHSKUK ka bërë një hap përpara në avancimin dhe rritjen e numrit të shërbimeve mjekësore në QKUK, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit.
Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.
Në mungesë të saj, më herët, pacientët shpeshherë është dashur të kërkojnë ndihmë në spitalet jashtë Kosovës apo në ato private./21Media
Back to top button