Shkelësit e rregullave në trafik – s’po ndihmojnë as gjobat!

Policë civilë vëzhgojnë shoferët nëpër semaforë

Gjatë një javë janë shqiptuar mbi 100 gjoba ndaj shoferëve që nuk i respektojnë rregullat e trafikut në semaforë. Për t’i disiplinuar ngasësit, Policia tashmë ka angazhuar edhe policë civilë të cilët kujdestarojnë nëpër vendet ku janë të vendosur semaforët në Prishtinë. Për 20 minuta sa qëndroi ekipi ynë me policinë e trafikut, 13 shoferë hynë në semaforin e kuq, dënimet janë 150 Euro./21Media

Back to top button