Shkëlqen Dybala, Roma mposht Monzan

Paulo Dybala shënoi golin e tij të 100-të në Serie A, teksa Roma shënoi fitore në kryeqytetin italian kundër të sapoardhurve në ligë, Monzas, në “Stadio Olimpico”.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Roma e mposhti Monzan me shifrat 3:0, fitore kjo e cila e dërgon në krye të tabelës së Serie A.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli argjentinas, Paulo Dybala, i cili shënon për 1:0 në minutën e 18’ të ndeshjes.
Dybala nuk u ndal me kaq, ku e gjeti edhe golin e dytë personal të ndeshjes në minutën e 32’, kështu duke e thelluar epërsinë e romakëve në 2:0.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Roger Ibanez, i cili e vulos fitoren 3:0 në minutën e 61’.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në pozitën e parë në tabelë në kuotën e 10 pikëve, krahas Monzas që zë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.
Rezultati final i ndeshjes është 3:0 në favor të Romës.

Back to top button