Shkelqim Millaku aderoi në AAK

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj informoi se sot në AAK aderoi Shkelqim Millaku nga Ujmiri i Klinës, i biri i Dëshmorit Hazir Millaku.
Haradinaj u shpreh se politika është e mirë, aq sa ka njerëz të mirë që angazhohen në të.
“Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë. Shkelqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë.”, shkroi Haradinaj në facebook./21Media
Back to top button