Shkencëtarët thonë se mielli nga bizelet lufton një radhë sëmundjesh tek njeriu

Sipas të dhënave nga qeveria britanike për vitin 2021, më shumë se qereku i popullatës atje jetojnë në gjendje jo të mirë sa i përket shëndetit. Të dhënat tregojnë se ata janë me mbipeshë, gjë që shton rrezikun për shëndetin.
Kjo gjendje është shkak për diabetin 2, sëmundje të zemrës e zorrës, e madje edhe për shkaktim të kancerit të gjirit, thuhet sipas shërbimit shëndetësor britanik,
Përkundër asaj se ka programe që i dedikohen edukimit për shëndetësi, numri i personave me këto sëmundje ka vazhduar të rritet, dhe jo vetëm në Britani, por edhe në botë.
Shkaku që nxitja e njerëzve për të ngrënë ushqime të shëndetshme nuk ka funksionuar, shkencëtarja Katerina Petropoulou dhe të tjerë në kolegjin Imperiall në Londër kanë krijuar produkte ushqimore siç janë pastat, nga bizelet me formë të rrudhur.
Këto bizele dallojnë nga ato me forma të lëmojta. Psh ato të rrudhosura kanë nisheste më qëndrueshme, kanë një lloj karbohidrati që fut në funksion më shumë sistemin e tretjes, i cili e shkatërron sheqerin pasi që e hamë atë.
Ky eksperiment i krijimit të produkteve nga këto bizele ka treguar rezultat mahnitës në përmirësimin e sheqerit në gjak deri në 50 për qind.
Studentja e mjekësisë nga kolegji Imperiall në Londër, Wenan Zhang, ka treguar se kur han produkte të tilla, ndjen sikur ato kanë fibra në brendi. Ajo ka thënë se këto ushqime kanë shije shumë të mirë, dhe ajo më e rëndësishmja, janë organike.
Profesoresha Claire Domoney është biokimiste e cila specializon për metabolizëm në qendrën John Innes në Britani të Madhe. Ajo ka treguar se kanë studiuar për disa vite dhe nga ajo që kanë zbuluar është se bizelet e rrudhosura kanë strukturë tjetër nga ato me formë të lëmojtë. Sipas saj, është bërë e qartë se po ashtu edhe nishesteja është ndyshe nga ajo e bizeleve të lëmojta.
Shkencëtarët besojnë se ushqimet e bëra nga bizelet e rrudhosura ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe shkatërrojnë atë duke kontribuar tek personat me diabet 2 dhe të tjerë. Studiuesja dedikuar ushqimeve, Katerina Petropolou, nga kolegji Imperiall, ka treguar se gjatë studimit ka kërkuar të kuptojë nëse bizelet e rridhosura kanë shumë fibra dhe nisheste të mjaftueshme, dhe më pas kanë vazhduar me shftytëzim të tyre. Ajo ka thënë se kanë zbuluar ser ato kanë ndikim në nivelin e glukozës, insulinës, kolesterolit, apetitit, shëndetit të mirë dhe gjëra të tilla.
Petropolou ka thënë se karbohidratet janë burim kryesor i nishestes që njerëzit mund ta shfrytëzojnë për ushqim, dhe se ato ndahen në kategori. Ka karbohidrate komplekse që treten shumë ngadalë, dhe që reagojnë ngadalë në glukozë e insulinë. Por ka edhe karbohidrate që treten shpejtë dhe lehtë, e këto janë karbohidrate që çojnë në obesitet e diabet. Kështu që kur konsumohen karbohidratet që treten shpejtë e lehtë, ajo që ndodh është se fitohen maja të larta në glukozë, lirim në ekstrem i insulinës, dhe të gjitha këto bashkëpunojnë në shtresimin e dhjamit, që më pas çon në diabet të tipit 2 dhe shkatërrim të shëndetit.
Sipas Petropoulou, nëse thonë se bizelet janë të shëndetshme, dhe se nga to kemi shumë benifikocione, askush nuk do ti hajë ato, por nëse ato i shfrytëzojnë për produkte të tjera ushqimore, beson se do të përdoren. Ajo ka përfunduar me këtë se mielli i tyre është i shëndetshëm, që ndihmon në shëndetin tonë, në përmirësimin e tij, andaj sugjeron që ta përdorim atë./21Media