BE pret që Kurti dhe Vuçiq të shkojnë në Bruksel pa kushte

(Lajm i përditësuar)


Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se të dy liderët duhet të takohen në Bruksel “për të gjetur dalje nga kriza që po e shohim dhe për t’u kthyer në rrugën e dialogut”.

“Siç e thash, deri më tani nuk kemi mundur të caktojë një datë sepse nuk kemi përgjigje, përveç që kemi dëgjuar deklarata publike jo konstruktive. Ne i presim ata të vijnë pa kushte dhe të kenë mundësi të gjejnë rrugëdalje nga kjo krizë sepse ju takon të dyve që të diskutojnë dhe të viijnë me zgjidhje. Ne do të mund t’iu ndihmojmë, të lehtëosjmë takimin por iu takon atyre që të bëjnë diçka për të shtendosur situatën. Kjo është në interes të qytetarëve të tyre”, tha Stano këtë të hënë.

Stano tha se nuk kanë parë ende hapa të menjëhershëm kuptimplotë për të shtendosur situatën, përcjell RTV21.

“Për fat nuk ka pasur përshkallëizm tjetër, përshkallzim fizik në terren në ditët e fundit. Por, në anën tjetër ne nuk kemi parë ende hapa të menjëhershëm kuptimplotë për të shtendosur situatën. Kjo është arsyeja pse Përfaqësuesi i Lartë ka ftuar të dy liderët në një takim krize në Bruksel për t’u pajtuar për një rrugëdalje konkrete për situatën dhe shtendosje konkrete”, tha ai.

Por në këtë fazë siç tha zëdhënësi i BE-së janë të përqëndruar në atë që është “vërtetë imediate dhe kjo është shtendosja urgjente dhe gjetja e rrugëdaljes politike për situatën”.

“Në këtë fazë jemi të përqëendruar në ftesat e Përfaqësuesit të Lartë pë rtë ndihmuar të dyja palët që të gjejnë zgjidhje. Prandaj edhe i ftuam ata në një takim krize në Bruksel dhe siç e kemi ripërsëritur presim nga ta që të tregojnë sjellje të arsyeshme dhe të vijnë në Bruskel e të bëjnë përpjekje të nevojshme për të shtendosur situatën. E nisim prej aty, varësisht nëse zhvillohet takimi dhe si do të kalojë ai. Siç e thash kemi dy platforma të BE-së që do të zhvillohen: njëri është takimi i minstrave të jashtëm të hënën e ardhshme në Luksemburg që do të trajtojë situatën dhe tjetri është konkluzat e Këshillit dhe të gjitha këto do të reflektohen sjelljet, veprimet e të dyja palëve, do të reflektohen në këto ngjarje shumë të rëndësishme që pritet të ndodhin për perspektivën evropiane dhe rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën. Prandaj, varësisht se si do të zhvillohet dhe BE dhe Përfaqësuesi i Lartë do të vendosin për hapat e ardhshëm. Por në këtë fazë ne po përqëndrohemi në atë që është vërtetë imediate dhe kjo ëhstë shtendosja urgjente dhe gjetja e rrugëdaljes politike për situatën”, tha Stano.

Vuçiq më 18 qershor deklaroi në Beograd se nuk do të takohet me Kurtin. Megjithatë, ai tha se do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

Kurti ndërkaq, më 19 qershor tha se fillimisht pret që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd të takojë policët e Kosovës, dhe pasi të kuptojë gjendjen e tyre, do të vendosë nëse do të pranojë ftesën e Borrellit për takim. 


Stano: Mungesa e angazhimit do të ketë pashmangshmërisht pasoja për qytetarët në Kosovë dhe Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se mungesa e angazhimit do të ketë pashmangshmërisht pasoja për qytetarët në Kosovë dhe në Serbi dhe kjo sipas tij është përgjegjësi vetëm e dy liderëve, presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.

“Përfaqësuesi i Lartë, Borrell, ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq që të vijnë në Bruksel në një takim krize për të parë mënyrat e shtendosjes së situatës për të cilën jemi dëshitarë dhe të nisin zbatimin e marrëveshjes së dialogut. Dita e takimit nuk është përcaktuar ende sepse palët ende nuk e kanë konfrimaur pjesëmarrjen, deri më tani. Përfaqësuesi i Lartë dhe gjithashtu vendet anëtare të BE-së presin një qasje më të arsyeshme nga partnerët që apsirojnë të jenë pjesë e BE-së. Të dy janë të ftuar dhe i presim që të vijnë pa parakushte”, tha Stano.

Ai tutje tha se gjetja e zgjidhjes është para së gjithash në interes të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi, përcjell RTV21.

“Natyrisht BE-ja dhe vendet anëtare janë duke e parë këtë sjellje, nëse ka vullnet për shtendosje dhe për të zgjidhur situatën. Kemi takime të rregullta mujore të minstrave të jashtëm dhe një tjetër është të hënën e ardhshme dhe çështja është në agjendë me konkluzat e Këshillit. Sërish të gjitha këto zhvillime nga BE-ja do të reflektojnë gatishmërinë e liderëve që të tregojnë konstruktivitet dhe të provojnë të gjejnë zgjidhje. Ftesa e Përfaqësuesit të Lartë është një mundësi e ofruar për të dy, edhe kryeminstrin Kurti dhe presidentin Vuçiq që të tregojnë se mund të jenë konstruktiv pas të gjithave dhe të provojnë të gjejnë zgjidhje. Kjo nuk është për të kënaqur Brukselin kjo ka të bëjë me të ardhmen, me të ardhmen evropiane të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Mungesa e angazhimit do të ketë pashmangshmërisht pasoja për qytetarët në Kosovë dhe në Serbi dhe kjo është përgjegjësi vetëm e dy liderëve, presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurt dhe nuk është përgjegjësi e askujt tjetër”, tha ai./21Media

Back to top button