Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkëputet ashensori, lëndohen dy gra

Dy gra janë lënduar gjatë mesnatës në Astir, Tiranë, ku dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori.
“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button