Shkodra: Raportimet për ambasadorin Berishaj e kanë dëmtu imazhin e Kosovës

Sonte në ”CLICK”, për të folur rreth qështje së mesazheve të Amerikës, ka qenë e ftuar analistja politike, Magbule Shkodra.
Shkodra ka folur edhe për raportimet që janë bërë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilën ka thënë se e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës.
”Pa dashur të paragjykoj, a është fajtor apo jo, por pozita e ambasadorit është shumë e rëndësishme, sepse aty ti e përfaqëson shtetin, ti je Kosova atje”, ka thënë Shkodra.

Shkodra ka theksuar se çdo ambasadorë e ka për detyrë të sjellë ndonjë investim gjatë mandatit të tij, sepse nëse nuk e bën atëherë për çfarë është ambasador.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit, Martin Berishaj.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Por, Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar. /21Media./21Media

Back to top button