Shkoi me armë në shkollë, kapet nga Policia nxënësi nga Suhareka

 
Një nxënës i shkollës fillore në Suharekë është ndaluar sot nga Policia e Kosovës, pasi i  është gjetur një armë e zjarrit.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se kanë pranuar një informatë se në shkollën fillore “Migjeni”, të fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjatë orës së mësimit e ka ekspozuar armën të cilën e ka pasur në brez.
“Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë  dhe një karikator”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregull./21Media

Back to top button