Shkolla që i mbijetoi dy luftërave botërore u dogj

Një shkollë që qëndroi në këmbë për më shumë se një shekull – Gjimnazi Multidisiplinor Lysychansk – është shkatërruar plotësisht pasi u përfshi nga zjarri dje pas bombardimeve të synuara, thotë kreu rajonal i Luhansk në Telegram..

Gjimnazi i mbijetoi dy luftërave botërore dhe betejës për qytetin në vitin 2014, “por u dogj për shkak të kafshëve pa vlera në vitin 2022”, tha maturantja Yana Honcharenko.

Honcharenko e përshkroi gjithashtu gjimnazin si “ndër 100 shkollat ​​më të mira në vend”.

Shkolla është ndërtuar në fund të shekullit të 19-të dhe është pjesë e trashëgimisë arkitekturore belge të Lysychansk, transmeton rtv21.tv

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev./21Media

Back to top button