Vdiq ditën e Bajramit, afër shtëpisë së tij gjendet një armë e dyshimtë
Gjatë ditës së sotme ka vdekur një 26-vjeçar nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka treguar se afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit AK47, që dyshohet se është përdoruar për këtë rast.
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë Gashi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?