Shkon në 1 mijë numri i viktimave nga tërmeti

Të paktën 1,000 njerëz kanë humbur jetën dhe 1,500 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti në Afganistanin lindor.
Fotografitë tregojnë rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën e Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të lënduarit.
Tërmeti goditi pak pas orës 01:30 ndërsa njerëzit po flinin, transmeton rtv21.tv.
Qindra shtëpi u shkatërruan nga tërmeti me magnitudë 6.1 ballë, i cila ndodhi në një thellësi prej 51 km.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në dy dekada dhe një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.
Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi. Dëshmitarët raportuan se e ndjenë tërmetin si në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ashtu edhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad./21Media

Back to top button