Shkon në 10 numri i të vdekurve nga bombardimet në Kharkiv

Zyra e prokurorit në rajonin verilindor të Kharkiv-it informoi se të paktën 10 persona u vranë, përfshirë një foshnjë 7-muajshe, si rezultat i granatimeve nga forcat ruse.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi në Telegram se rreth orës 16:30 me orën lokale të së premtes, forcat ruse përdorën raketahedhës të shumtë kundër Qarkut Industrial të Kharkiv-it, shkruan CNN.

“Në granatimet u vranë dhjetë civilë, duke përfshirë një fëmijë 7 muajsh. 35 persona të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa banimi u dëmtuan dhe u shkatërruan.”

Më herët, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov ka raportuar për bombardime të zonave të banuara të Kharkiv-it. Ai ka thënë se 34 persona janë plagosur, duke përfshirë tre fëmijë dhe shtatë persona janë vrarë./21Media

Back to top button