Sot mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me vranësira.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira./21Media

Back to top button