Shkon në 11 numri i fëmijëve të vrarë pasi helikopterët e ushtrisë qëlluan në shkollë

Të paktën 11 fëmijë janë vrarë dhe 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi helikopterët e ushtrisë qëlluan në një shkollë në Mianmar.
Helikopterët hapën zjarr të premten e kaluar në shkollën e tempullit në rajonin Sagaing, një bastion i rebelëve.
Qeveria ushtarake e Mianmarit tha se kishte qenë një sulm ndaj kryengritësve që ata pretendonin se fshiheshin në shkollë.
Nxënësit e shkollës varionin nga ata në kopshtin e fëmijëve deri tek adoleshentët, transmeton rtv21.tv.
Shumica e trupave të fëmijëve u morën nga trupat ushtarake.
Gjashtë fshatarë të rritur u vranë gjithashtu atë ditë nga trupat, tha BBC Burmese, duke përfshirë pesë burra dhe një grua.
Ushtria e Mianmarit përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Aung San Suu Kyi në shkurt 2021.
Më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë që nga grushti i shtetit, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politik (Burma)./21Media

Back to top button