Shkon në 14 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit luftarak rus

Të paktën 14 persona kanë vdekur pas përplasjes së një avioni luftarak rus në një ndërtesë banimi në qytetin jugor rus të Yeysk, tha një zyrtar lokal të martën.
“Tragjedia mori jetën e 14 personave. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave”, tha Guvernatori i Krasnodar Krai, Veniamin Kondratiev, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram të martën, transmeton rtv21.tv.
Kondratiev shtoi se trupi i personit të 14-të të vdekur u gjet nga ekipet e shpëtimit gjatë pastrimit të rrënojave./21Media

Back to top button