Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen pesë persona për fajde në Gjakovë

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për fajde në rajonin e Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për portalin rtv21.tv ka thënë se aksioni i policisë është kryer në 10 lokacione, përfshirë shtëpitë dhe bizneset e personave të dyshuar.
“Gjatë zbatimit të kësaj urdhërese në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa vetura të markave të ndryshme, motoçikleta, 4 armë zjarri, disa para, pajisje elektronike etj. Pas intervistimit pesë të dyshuar me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elezaj.
Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve-DRP Gjakovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button