Shkon në 151 numri i viktimave në Seul

Të paktën 151 persona kanë vdekur dhe 82 janë plagosur në një përplasje turme në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
Ndër të vdekurit janë 19 shtetas të huaj, thonë shërbimet e urgjencës.
Deri më tani, afër 2 mijë njerëz raportohen të zhdukur.
Gjithçka besohet se ndodhi kur turma të mëdha që festonin Halloween u ngjitën në një rrugicë të ngushtë në zonën e njohur, Itaewon
Shumica e viktimave janë në të 20-at, thonë zyrtarët.
Të mbijetuarit thanë se ata luftuan për të marrë frymë ndërsa trupat u shtrënguan kundër njëri-tjetrit
Ishte ngjarja e parë e Halloween-it në Seul që kur u hoqën kufizimet kundër Covid-19.
Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol ka vizituar distriktin ku ndodhi incidenti dhe urdhëroi një hetim dhe një grup pune për të ndihmuar të lënduarit./21Media

Back to top button