Pezullimi i marrëveshjes së eksportit të grurit me Ukrainën, Biden kritikon lëvizjen e Rusisë

Vendimi i Rusisë për të pezulluar marrëveshjen për drithërat është “i egër”, thotë presidenti amerikan
Presidenti amerikan, Joe Biden për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje të drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja tha se kjo do të rriste urinë.
Më herët, Moska njoftoi se do t’i jepte fund rolit të saj në marrëveshjen e eksportit të grurit pas sulmeve ndaj një numri anijesh në Krime.
Marrëveshja u nënshkrua në korrik dhe po lejonte që dërgesat e grurit ukrainas të eksportoheshin nga portet e bllokuara.
Një zëdhënës i OKB-së ka thënë se ata janë në kontakt me autoritetet ruse dhe se të gjitha palët duhet të përmbahen të mos bëjnë asgjë për të rrezikuar marrëveshjen./21Media 

Back to top button