Shkon në 28 numri i viktimave nga Covid-19 në Gjilan

 

Në Komunën e Gjilanit sot janë regjistruar gjashtë raste  reja pozitive me COVID19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka vdekur.

Në mbledhjen e mbajtur sot, komiteti komunal ka vlerësuar gjendjen, derisa u konfirmua që situata është e menaxhueshme.

Sipas këtij Komiteti, gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është: 666  rezultuar pozitivë,  465 prej tyre janë shëruar, 173 raste janë aktive, derisa kanë vdekur jetë 28 persona.

Gjithashtu u bë e ditur se në hospitalizim janë 50 pacientë, derisa janë në pritje  rezultateve për 40 mostra.

Komiteti i Gjilanit ka apeluar qytetarët që  vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit. /21Media 

Back to top button