Shkon në 4 numri i viktimave nga sulmi me dronë në Kiev

Katër viktima janë konfirmuar, si pasojë e sulmit me dronë mëngjesin e sotëm në Kiev.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba më herët konfirmoi për vdekjen e tre personave, në mesin e tyre edhe një grua.
Ndërkaq, ai njoftoi se të tjerë po kërkohen nën rrënoja.
Edhe kryeministri i vendit, Denys Shmyhal ka thënë se përgjigja e botës ndaj këtyre sulmeve duhet të jetë e qartë. Ai ka kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën./21Media

Back to top button