Aktakuzë ndaj një personi për transportim të armëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit D.M.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri D.M. gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër paketime me municion me 4 mijë copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3, po ashtu në shtëpinë e të akuzuarit është gjetur armë AK 47 dhe tre karikator.
Me këto veprime i pandehuri D.M. ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialeve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Back to top button