Shkon në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Reshjet e dendura e kanë goditur Korenë e Jugut për të nëntën ditë me radhë, teksa punonjësit e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar në shtëpitë e automjetet e shkatërruara, raporton agjencia AP.
Të paktën 40 njerëz kanë vdekur, 34 janë lënduar e më shumë se 10 mijë njerëzve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i muajit korrik. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonet qendrore dhe jugore të Koresë së Jugut.
Në qytetin qendror të Cheongju-t, qindra punonjës shpëtimi, vazhduan të kërkonin të mbijetuarit në një tunel me baltë ku rreth 15 automjete, duke përfshirë një autobus, u bllokuan në një përmbytje të shpejtë.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA