Shkon në 6 numri i minatorëve që u keqësohet gjendja shëndetësore

(Lajm i përditësuar)


Ka shkuar në gjashtë numri i minatorëve të cilëve u është keqësuar gjendja shëndetësore për shkak të grevës.

Nga Spitali i Mitrovicës kanë thënë se gjendja e tyre është mirë pas terapisë.

“Gjashtë minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kanë marrë terapi dhe pastaj janë liruar nga spitali në gjendje stabile”, ka thënë drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca-Zhubi për portalin rtv21.tv.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.


Dërgohen edhe 4 minatorë të “Trepçës” në spital

Destan Kërleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” tha për portalin rtv21.tv se sot janë dërguar edhe katër minatorë për trajtim mjekësor në Spitalin Regjional të Mitrovicës.

“Ju njoftoj se në këto momente kemi dërgu 4 minatorë në Spitalin rajonal në Mitrovicë, në emergjencë në gjendje të rëndë”, tha Kerleshi për rtv21.tv.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave. E ato janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Që kur ka nis greva e minatorëve, disa nga grevistët kanë kërkuar ndihmë mjekësore./21Media 

 

Back to top button