Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

(Lajm i përditësuar)


Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Qeveria Tajvaneze ka dhënë një përditësim të ri për të thënë se nëntë persona tani dihet se kanë vdekur nga tërmeti.


Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Numri i personave të vrarë nga tërmeti është rritur në shtatë , sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve të Tajvanit.


77 persona të bllokuar dhe 700 të plagosur në të gjithë  pas tërmetit në Tajvan

Të paktën 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin pas një tërmeti të fuqishëm që goditi bregun lindor të ishullit, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit (NFA).

Autoritetet nuk dhanë detaje mbi gjendjen e të bllokuarve, por thanë se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.


Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet Tajvanin, më i forti në 25 vjet

Një tërmet i madh ka goditur bregun lindor të Tajvanit me magnitudë 7.4, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur ishullin në 25 vjet , sipas Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit.

Epiqendra është rreth 18 kilometra në jug të qytetit turistik të Hualien. Ajo u pasua nga pasgoditje të forta, duke përfshirë një me magnitudë 6.5 ballë. Pasgoditje të shumta me magnitudë 7 ballë priten në ditët në vijim, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv

Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 57 të tjerë janë plagosur. Të paktën 26 ndërtesa janë shembur , duke bllokuar disa njerëz.

Tajvani, Japonia dhe Filipinet kanë anuluar të gjitha paralajmërimet për cunami të lëshuara pas tërmetit./21Media

Back to top button