Shkon në pesë numri i viktimave nga shpërthimi në Gjermani

 
Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së martës në një park industrial në perëndim të Gjermanisë.
Policia tha se nuk mund të japë më shumë detaje derisa të identifikohen viktimat.
Numri total i të vrarëve në incident qëndron aktualisht në pesë. Dy persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Nga shpërthimi u lënduan po ashtu 31 veta.
Policia është duke hetuar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në parkun Chempark të qytetit Leverkusen, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.
Rezultatet e hetimeve priten të premten në mëngjes.
Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.
Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.
Autoritetet, megjithatë, i mbyllën këndet e lojërave për fëmijë në zonë, derisa të dalin rezultatet e hetimeve./Rel

Back to top button