Shkrihet akulli, Dafina Zeqiri në gala-mbrëmjen e Labinot Gashit

Sonte shënohet 25-vjetori i karrierës së showmenit të njohur Labinot Gashi. Në këtë mbrëmje gala janë të pranishëm shumë mysafirë, bashkëpunëtorë dhe artistë me të cilët Labi ka punuar përgjatë një çerek shekulli, përfshirë edhe këngëtarë që për herë të parë u prezantuan në skenë falë RTV21 dhe vetë Labinot Gashit.
Prej vitesh në media është përfolur se miqësia e gjatë mes Dafinës Zeqirit dhe Labinot Gashit ishte zbehur, pas deklaratave të ndryshme të të dy palëve. Por, mbrëmja gala e 25-vjetorit duket se ka thyer akullin: Dafina Zeqiri u shfaq në eventin e Labit, duke lënë pas të kaluarën dhe duke treguar respekt e vlerësim për kontributin e ndërsjellë. Pjesëmarrja e saj u pa si një rikthim i miqësisë së fortë mes tyre./21Media