Kaloni te përmbajtja kryesore

​Aksidenti në Leposaviq, humb jetën 26 vjeçari

Ka vdekur 26 vjeçari i cili ishte në gjendje kritike pas aksidentit të ndodhur në Leposaviq.

Lajmin  e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se ka vdekur i lënduari i cili ishte në gjendje kritike.

Ndryshe, në këtë aksident të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë.

Aksidenti kishte ndodhur në mes dy veturave në hyrje të Leposaviqit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button