Shkrimi kundër UÇK-së, Basha: Revista ka hequr emrin tim nga autorësia

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, i është miratuar kërkesa që t’i hiqet kapitulli i 3 në punimin ku në përgjithësi pretendonte se UÇK-ja është financuar me para të drogës, dhe akuza tjera të rënda.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se ka kërkuar nga revista që t’ia largojë shkrimin e tij.

“Të nderuar qytetarë, Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim! Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, ka shkruar Basha. /21Media

Back to top button