Shkrimtarët më të famshëm në botë

10 shkrimtarët më të famshëm në botë veprat e të cilëve lexohen edhe sot.
Kritikë të njohur ndërkombëtarë të kohëve të sotme kanë vlerësuar autorët më të shquar të të gjitha kohërave.
1.Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë. Edhe sa ishte gjallë Leon Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijëve rus. Ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e Nikollës II, por Nikolla II kurrë nuk arriti t’ia dridhte fronin mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia dhuruan lexuesit e tij.
2. Uiliam Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.
Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.
3. Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton, konsiderohet edhe si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX-të. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” I botuar në vitin 1922, por edhe për veprën e shumë diskutuar “Fineganë zgjohuni”, për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” si dhe romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit në rini”.
Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës.
4. Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar i katërti. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.
5. Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore ruse të shek. 19 . Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.
6. Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”
7. Çarls Dikens, ishte një shkrimtar anglez, i quajtur ndryshe edhe si më i madhi i periudhës Viktoriane. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror. Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme. Carls ishte I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës që në moshë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.
8. Anton Çehov, konsiderohet si një nga prozatorët dhe dramaturgët më të mëdhenjë jo vetëm rus, por edhe botëror. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”. Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19. Ndërsa, tregimi i tij i parë u shfaq në shtypin e moskës aty nga viti 1880. Çehov, shkroi edhe një dramë plot gjak-dhe-bubullimë, e cila është ndaluar menjëherë nga censorët dhe fati i të cilës është krejt i panjohur, madje edhe sot e kësaj dite.
9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”. Edhe në kohën tonë veprat e Gustav Floberit vlerësohen sepse kanë në qendër njeriun.
10. Në mesin e shkrimtarëve më tënjohur në botë liustohet edhe shkrimtarja Xhejn Ostin. Shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi, por Xhejn arriti të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë në botë. Në vitin 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes viteve 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë.Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim” të cilën e kishte shkruar kur ishte 21 vjeçe, ndërsa vdiq në moshën 41-vjeçare.

Back to top button