Protesta para MPJ-së, organizatorët: Është instaluar frika, disa protestues po ikin për këtë shkak

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka nisur të enjten protestën para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me gjendjen në këtë dikaster.
Nga kjo shoqatë thanë se kanë dalë në protestë për të shprehur pakënaqësitë me zhvillimet në kohëve të fundit në këtë ministri. Sipas tyre në këtë ministri është instaluar sistemi i frikësimit, shantazhimit dhe privilegjeve të pameritura. Madje u tha se   kolegë tyre po ikin nga protesta për shkak të frikës.
“Kjo mënyrë e të funksionarit ndaj diplomatëve dhe zyrtarëve të ministrisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, janë prekur fundamentet e Kushtetutës, liria, demokracia, ligji dhe rendi dhe të drejtat e njeriut.” , tha njëri nga organizatorët e protestës.
Tutje ata thanë se në këtë institucion nuk ka ambient të sigurt.
Përmes kësaj proteste kjo shoqatë prezanton 14 kërkesa.
1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;
2. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;
3. Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
4. Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;
5. Të nderpritet hakmarrja ndaj sindikates dhe kryetarit te saj menjehere ne pajtim me ligjin per organizimin sindikal.
6. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.
7. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
8. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;
9. Te nderpriten konkurset e shpallura ne menyre kunder ligjore (i jashtem dhe levizje paralele).
10. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
11. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;
12. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.
13. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese
14. Nxjerrja e aktemerimeve ne menyre selektive dhe mohimi per nje pjese te nëpunësve civil./21Media

Back to top button