Shkruhet historia, Premier Liga ia heq Evertonit 10 pikë

Evertonit i janë hequr 10 pikë pasi që skuadra angleze u gjet fajtore për shkelje të rregullave financiare të Premier Ligës, zbritja më e madhe e pikëve në histori të kampionatit anglez.

Ky dënim e zbret Evertonin në pozitën e parafundit në tabelë, respektivisht në vendin e 19, vetëm dy pikë larg zonës së mbijetesës.

Everton, i cili e kishte mohuar keqbërjen, beson se një ndëshkim sportiv për një çështje kontabiliteti është jo i duhur dhe i papërshtatshëm dhe i ka thënë ligës se synon ta apelojë. Klubi tha se ishte “i tronditur dhe i zhgënjyer”.

Leeds, Leicester dhe Burnley u kanë shkruar më parë pronarëve të rinj të Evertonit, 777 Partners, duke paralajmëruar se ata synonin të padisnin për dëmshpërblim në rast të një vendimi fajtor. Të tre klubet ranë nga Premier Liga në dy sezonet e fundit kur Everton mezi siguroi mbijetesën.

Rasti i Evertonit iu referua një komisioni të pavarur pas një auditimi të dhënave financiare të klubeve të Premier Ligës për sezonin 2021/22. Vitin e kaluar Burnley dhe Leeds i shkruan Premier Ligës për të pyetur nëse Everton kishte thyer rregullat.

Sipas rregullave të Premier Ligës, klubet lejohen të humbasin një maksimum prej 105 milionë funtesh (120 milionë euro) gjatë tre viteve – dhe klubet që shkelin rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR) mund të gjobiten ose të iu zbriten pikë.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni se si ndryshon tabela e Premier Ligës me heqjen e 10 pikëve të Evertonit.

Back to top button