Shkumbin Istrefi falënderon të gjithë që iu qëndruan afër pas vdekjes së Vjosa Berishës

Aktori dhe producenti, Shkumbin Istrefi në emër të familjarëve, miqve dhe kolegëve falënderon të gjithë ata që iu qëndruan pranë në momentet e vështira pas vdekjes së motrës së tij, regjisores së njohur, Vjosa Berisha.
“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës. Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbjen”, ka shkruar Istrefi në një postim në Facebook.
Vjosa Berisha ka vdekur më 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër pas betejës me kancerin./21Media

Back to top button