Shkupi me 9 banorë të rinj të veçantë!

 
Këta 9 pinguinë me prejardhje janë nga Argjentina dhe Kili.
E tani do të jenë banorët më të rinj të Kopshtit Zoologjik të Shkupit.
Motin e nxehtë që mbizotëron tek ne, nuk e kanë problem, sepse përshtaten me vapën.
Megjithatë do të kenë kujdestarët e tyre. Ata janë Bujo dhe Maja.
Po këto shpezë kanë edhe disa kërkesa të veçanta. Duan që peshku që e hanë të jetë i freskët.
“Duan shumë kujdes për shputat e këmbëve, duan peshk të freskët ku edhe kjo është një punë e komplikuar për ne për shkak se disa herë në ditë duhet të ngrihen peshqit dhe të përgatiten. Jetojnë në Kili dhe Argjentinë dhe shpesh kanë nevojë për erë, për këtë kemi bërë ventilator special që do t’i ndezim kur kanë nevojë”.
Gjithashtu personi që do të kujdeset më shumë për rehatinë e pinguinëve tha se që kur është hapur Kopshti zoologjik në Shkup, nuk kanë pasur ndonjë përvojë me shpezë të tillë.
“90 e më shumë vjet prej kur ekziston kopshti zoologjik nuk kemi pasur dhe për fat të keq nuk kishim përvojë nga ku mund të mësojmë, por bashkë si ekip jemi përshtatur mirë që të mund t’i adaptojmë”.
Gjorgji Galetanovski, drejtor i Kopshtit Zoologjik ndër të tjera shtoi se misioni i tyre është të përmirësojnë jetën e të gjitha kafshëve, ndërsa fëmijët kopshtin zoologjik ta shohin si të tyrin. Premton se edhe më shumë do të vazhdojnë ta zbukurojnë kopshtin./21Media

Back to top button