Shkurte Fejza: Uroj që çdo nënë të bëhet gjyshe

Ndjenjen e të bërit gjyshe për herë të parë këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza e provoi në fund të vitit të kaluar.
Vajza e Shkurtes njëherit këngëtarja Gresa Behluli solli në jetë një djalë, për të cilin zgjodhi emrin Diell.
Shkurta sot në programin e mëngjesit në RTV21 “Për ditë të Mbarë” foli për emocionet e përjetuara si gjyshe.
“Uroj çdo nënë të bëhet gjyshe”, ka thënë ndër tjera Shkurta.

Ndjenjen e të bërit nënë dhe gjyshe për herë të parë, Gresa dhe Shkurta e shfaqën edhe përmes një kënge “Si dy nana“.
Teksti emocionues i kësaj kënge është shkruar nga Ilir Berani./21Media 

Back to top button