Gresa Behluli tregon si është ndje kur e mori djalin për herë të parë në krahror

Ndjenjen e të bërit nënë për herë të parë, Gresa Behluli e shfaqi edhe përmes një kënge të titulluar “Si dy nana“. Pjesë e këngës ishte edhe nëna e Gresës, këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza.
Gresa ishte e ftuar sot në porgramin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21 ku foli rreth kësaj ndjenje të bekuar.
“Si me prek qiellin me dorë, spo u besojke kjo ndjenje deri kur e provon vet, ndejnje që i tejkalon të gjitha”, ka thënë Gresa.

Gresa dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër për herë të parë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Dashuria e tyre është bekuar me një djalë, për të cilin zgjodhën emrin Diell./21Media

Back to top button