Shkurtohet orari i punës, njësitet e vaksinimit punojnë deri në orën 15:00

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shkurtuar orari i punës për ekipet e vaksinimit në njësitet e vaksinimit. Tash orari për këto ekipe do të jetë tetë orësh, nga ora 07:00 deri në 15:00, e jo siç ka qenë deri në orën 19:00.
Ndërsa, sipas MSH-së ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse  në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.
Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit qytetarët mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal.
Gjithashtu, MSH-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë vaksinuar 1 mijë e 530 qytetarë, ndërsa me dozën e parë janë deri më tani janë vaksinuar 876.769 qyetarë ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është 1.662.553./21Media

 

Back to top button