Policia jep detaje, katër të arrestuar nga gjuajtja me armë në Prishtinë

 
Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.
Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëtjtit janë arrestuar nga ana e Policisë.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga arrestimi.

/21Media

Back to top button