Shkyçje nga rrjeti elektrik

Në mesnatën e sotme nga ora 00:00 deri në 00:05, do të bëhet shkyqja

KOSTT ka njoftuar qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, në mesnatën e sotme nga ora 00:00 deri në 00:05, do të bëhet shkyqja e nënstacionit 110/10 kV Berivojca, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm emergjent në transformatorin energjetik T2 në këtë nënstacion, nga ekipet e mirëmbajtjes se KOSTT-it.

Gjatë kohës së lartëcekur, në kohëzgjatje prej 5 minutash, derisa të kalohet ngarkesa nga transformatori energjetik T2 në transformatorin T1, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Back to top button