“Shmangni kontaktin me kafshët e egra”, MSh jep këshilla se si të mbroheni nga Lija e Majmunëve

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë disa këshilla dhe rekomandime për qytetarët se si të mbrohen nga Lija e Majmunëve.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MSH këshillon qytetarët se në rast se kanë simptoma, të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

“Po ashtu, të shmangin kontaktin me kafshët e egra. E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra. Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet. Qëndroni të sigurt dhe të informuar!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Back to top button