Shoferi fillestar goditi 4 këmbësorë

Katër persona sot janë goditur nga një veturë, derisa ata ishin duke ecur rrugës në Bursa të Turqisë.
Policia ka bërë të ditur se shoferi ishte fillestar në vozitje, dhe veturën me të cilën ka goditur 4 personat e kishte marrë me qira, transmeton rtv21.tv
Ekipet mjekësore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe pas dhënies së ndihmës së parë kanë dërguar të plagosurit në spital.
“Ne thirrëm ambulancën dhe më pas e morën. Me sa na thanë, ai ka shkelur gazin në vend të frenave”, tha një dëshmitar i këtij aksidenti./21Media

Back to top button