Shoferi i dehur pa goma nëpër autostradë

Një shofer i dehur udhëtoi 16 kilometra në autostradë pa dy goma pas një nate jashtë me miqtë.
Pavarësisht se e pranoi të ngiste makinën në gjendje të dehur, 42 vjeçari fajësoi Covidin se e bëri mendjen e tij “të turbullt”.
Gjykata në Swansea të Britanisë së Madhe dëgjoi se 42-vjeçari, drejtonte një automjet pa goma të dy rrotave të furgonit të tij.
Ai u ndalua dhe u gjobit me 300 funte, transmeton rtv21.tv.
Policia vlerësoi se ai kishte udhëtuar 16 km pa të dy gomat.
I dyshuari, duke u mbrojtur, tha se ai kishte Covid-19 ia kishte turbulluar mendjen./21Media

Back to top button