Shoferi kosovar gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë negative për shkelje në trafik

Policia ka bërë të ditur se sot e ka gjobitur një qytetar me 150 euro dhe me 2 pikë negative, pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 80km/h, shoferi ka drejtuar mjetin me 126 km/h.
”Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, është bërë e ditur në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button