Shokohet SPAK: Distancohemi nga qëndrimi i Hykollit

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) ka reaguar pas raportimit se Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, është takuar me kryeministrin, Albin Kurti.
Përmes një komunikate për media të shtunën, SPAK-u ka thënë se është i shokuar dhe se distancohet nga qëndrimi i Hykollit.
“Pas raportimit nga mediat për takimin kryeministrin e Kosovës z. Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve ati për zyrtar publik dhe ligjit te pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar te diskutoj për këtë temë”, thuhet në reagim.
Të premten Kurti u takua me Hykollin dhe pas takimit Qeveria në një njoftim kishte thënë se BSPK e mirëpriti votimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.
Sipas SPAK-ut, këto dy ligje, e me theks të veçantë ai për zyrtarët publikë nuk është kundërshtuar vetëm nga sindikatat por edhe faktori ndërkombëtar si BE-ja./21Media