Shoqata e Gastronomëve: Nëse nuk ndërmerren masa të reja, zgjidhja e vetme do të jetë rruga

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, sot ka bërë të ditur se janë të shqetësuar me rolin dhe politikat e shtetit lidhur me menaxhimin e ndikimit të pandemisë në ekonomi.

”Edhe më shumë shqetësues është fakti se po rrezikojmë t’i përsërisim gabimet që kemi pasur mundësi ti kuptojmë nga viti 2020, për vitin 2021. Kosova është ndër vendet që ka bërë kompromiset më të mëdha në rajon sa i përket humbjes së punëtorëve dhe mbylljeve të bizneseve në vitin 2020. Paradoksalisht, pas masave të aplikuara të cilat kanë qenë ndër më të ashprat dhe shtrëngueset, të fundit në rajon arritëm të bëjmë sigurimin e dozave modeste të vaksinave Anti-Covid”, është bërë e ditur në postim.

Sipas Shoqatës, Kosova është vendi me masat më të ashpra ndaj pandemisë. Madje, sipas tyre, meqenëse temperaturat po rriten Kosova nuk e ka idenë më të vogël rreth strategjisë së Turizmit gjatë kësaj periudhe.

”Në rajon gastronomia është duke u këndellur, janë duke planifikuar për t’i hapur edhe domenet tjera të saj që janë sallat e dasmave, klubet e natës, dhe organizimin e festivaleve. Në Kosovë në vitin e kaluar mbi 100 milion euro kanë humbur vetëm si rrjedhojë e mosorganizimit (me të drejtë) të ahengjeve familjare, ku shumica prej tyre janë shtyer për vitin tjetër.  Në këtë vit situata ka ndryshuar, sepse këto 100 milionë euro të pezulluara në vitin paraprak, nuk do të humbin këtë vit. Nuk do të shtyhen organizimet e këtyre ahengjeve siç kanë ndodhur në vitin e kaluar, ato do të mbahen në vendet ku është i mundur organizimi i tyre”, është bërë e ditur në postim.

Shoqata e Gastronomëve për model të mirë të menagjimit me pandeminë po e merr Shqipërinë dhe Malin e zi, ndërsa sipas saj, Kosova po e thellohet dhe po përkeqësohet gjendja, ”prandaj më mirë është që të marrin vendime të përshtatshme në të kundërten zgjidhja e vetme do të mbetet rruga”./21Media

Back to top button