Shoqata e të Drejtave të Pacientëve kërkon të ndërprehet greva

PRAK i bën Qeverisë së Kosovës të reflektojë ndaj kërkesave të grevistëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK shpreh shqetësimin për gjendjen e pacientëve pas hyrjes së stafit shëndetësor në grevë.

PRAK përmes një komunikate konsideron se stafi shëndetësor duhet të ketë paga në përputhje me detyrat, përgjegjësitë dhe punën që bëjnë dhe kjo sipas PRAK-ut mund të arrihet përmes ndërrimit të mënyrës së pagesës, përkatësisht duke e ndarë blerësin nga ofruesi i shërbimit shëndetësor dhe duke e aplikuar pagesën për përformancë.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë thekson se “është e pa pranueshme që stafi mjekësor t’i përdor pacientët si “mish për top” në “luftën” që ata po bëjnë me Qeverinë për rritjen e pagave të tyre”.

”Viktimizimi i pacientëve në këtë mënyrë, është i pa drejtë kur e dijmë se ka masa të tjera që mund të përdoren, siq është psh. Protesta. Ne e konsiderojmë edhe më shqetësues faktin kur një pjesë e stafit mjekësor jasht organizimit sindikal ka hyrë në grevë. Për këtë i ftojmë organet e drejtësisë të nisin procedura gjyqësore, pasi që një grevë e tillë është e pa ligjshme dhe krijon anarki”, bën të ditur kjo shoqatë.

PRAK ju bënë thirrje përfaqësuesve sindikal që ta ndërpresin grevën dhe Qeverisë së Kosovës të reflektojë ndaj kërkesave të grevistëve.

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK bëri të ditur se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019 do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë./21Media

Back to top button