Naftëtarët: Çmimi i naftës në Kosovë është më i ulëti në rajon, përjashtuar Maqedoninë
Naftëtarët mohojnë se nafta ka çmim të lartë në Kosovë
Kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj, për ulje të çmimit të naftës dhe raportimi se në Kosovë ky çmim është më i lartë në raport me tregun botëror, kanë nxitur reagimin e Shoqatës së Naftëtarëve, të cilit thonë se çmimi i naftës në Kosovë është më i liri në rajon, duke përjashtuar Maqedoninë.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, në një konferencë për media tha se nafta në Kosovë është më e lira dhe raportimet se në Kosovë çmimi i naftës është 30 cent më i lartë se në vendet e rajonit janë të pavërteta.
Tutje, ai tregoi dhe çmimet që janë në Kosovë dhe rajon, ku gjatë ditës së sotme në Kosovë sipas tjj, nafta është shitur 1.10 litri, kurse benzina 1.11 për litër.
Berjani bëri të ditur se gjatë ditës sotme kanë pasur një takim me kryeministrin ku e informuan saktë për tregun e naftës.
Sipas tij, gjatë këtij takimi kryeministri kishte treguar mirëkuptim edhe ndaj kërkesave të tyre.
Kurse Laftif Kryeziu, nga Al-Petrol-Shell siguroi të gjithë qytetarët se nuk ekziston asnjë marrëveshje ndërmjet bizneseve për ngritjen e çmimit të naftës.
“Kurrë nuk ka marrëveshje, prej këtu e ftojmë autoritetin e konkurrencën të hulumtojë sepse nuk asgjë për të fshehur”, tha ai.
Sa përket çmimeve, Kryeziu thasë fitimi është i ulët, sepse konkurrenca është shumë e madhe.
Ndërsa, për ulje të çmimeve në disa pika, tha se ato e kanë bërë për arsye të caktuara personale.