Shoqata për Kërkim Shpëtim e gjejnë pa shenja jete një të moshuar në Leposaviq

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Kjo shoqatë fillimisht njoftoi se sot kanë pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës për humbjen e një personi të moshuar në Komunën e Leposaviqit, i cili pastaj është gjetur i vdekur.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës, për humbjen e një personi të moshuar në Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës kemi arritë që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente, viktima është gjetur rreth orës 17:00”,  thuhet në njoftim./21Media

Back to top button