Kaloni te përmbajtja kryesore

Shoqërohet në polici një person i dyshuar për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici një person të dyshuar për falsifikim të parasë në Kaçanik.

“Më 24.04.2025, rreth orës 03:50, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik është ndaluar një veturë e tipit Seat me targa vendore, e drejtuar nga i dyshuari B. R., 23 vjeç. Gjatë kontrollit të kryer nga njësitë policore, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 27 kartëmonedha prej 100 dollarësh, të gjitha me numër serik të njëjtë, të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit në stacionin policor në Kaçanik dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button