Chris Rock me show special në Netflix vitin e ardhshëm

Ata që e duan komedinë e Chris Rock-ut do ta kenë mundësinë ta përcjellin atë drejtpërdrejt dhe të pacensuruar në Netflix, në mars të vitit 2023.
“Chris Rock: Selective Outrage” është planifikuar më 4 mars, pothuajse një vit pasi Rock u godit në Oscars nga aktori, Will Smith.
“Chris Rock është ndër zërat komikë më ikonë e më të rëndësishëm të gjeneratës sonë. Jemi entuziastë që e gjithë bota do të mund ta përjetojë komedinë e Chris Rock. Ky do të jetë moment i paharrueshëm dhe ne jemi të nderuar që Chris po e mban këtë ngjarje”, ka thënë zëvendëspresidenti i Netflix, Robbie Praw.
Kjo do të shënojë herën e parë që Rock do të shfaqet në platformë pas incidentit në Oscars./21Media

Back to top button